Këshilli i Ministrave vendosi sot përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 17 572 719 126 (shtatëmbëdhjetë miliardë e pesëqind e shtatëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet e gjashtë) lekë pa TVSH, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar, në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

Vendimi miraton gjithashtu përdorimin e fondit, miratuar në buxhetin e vitit 2021, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në masën 274 877 807 (dyqind e shtatëdhjetë e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e shtatë) lekë pa TVSH, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë..

Sipas vendimit Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” të programit 06210 “Programe zhvillimi“, i shtohet fondi prej 274 877 807 (dyqind e shtatëdhjetë e katër milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e shtatë) lekësh, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë”.