Melisa, një nga vajzat më të komentuara të “Përputhen”, u largua të dielën nga emisioni duke u shprehur se nuk e përballon dot më presionin psikologjik dhe se nuk mendon se mund të krijojë një lidhje me ndonjë nga djemtë. Gjatë qëndrimit në “Përputhen”, Melisa është përfshirë shpeshherë edhe në debate, siç kanë qenë ato me opinionistin Arjan Konomi. Por përmes një postimi në Instastory, ish-konkurrentja e ka falenderuar publikisht Arjanin për çdo kritikë dhe ka uruar që shoqëria mes tyre të vazhdojë.

“Arjan siç e the dhe vetë dje në të dy e kemi nisur me debat, por jam e lumtur që gëzoj një vlerësim nga ana jote dhe po të njëjtin vlerësim ke dhe nga ana ime. Të falenderoj për çdo kritikë dhe për çdo fjalë të mirë të thënë nga ana jote dhe ndjesë nëse në ndonjë moment edhe unë e kam ngritur zërin. Programi na njohu bashkë, por kjo nuk do të thotë që do të ndalet kjo shoqëri vetëm se rrugëtimi im aty përfundoi”, shkruan Melisa.