Anila Denaj, ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka folur në Kuvend për dekretin e Presidentit Ilir Meta “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””.
Ministrja Denaj ka sqaruar me detaje se si janë zhvilluar procedurat duke thënë: “Ne menduam që trajtimi për biznesin e vogël si me tatim fitimin 0 dhe me rritjen e pragut të TVSH-së është një masë universale, por njëkohësisht dhe trajtimi sektorial me ndihmë në aspektin social është po aq i rëndësishëm. Në tregun ndërkombëtar ka hasur vështirësi ndërsa në vend përpunohet dhe rrit vlerën e tij duke shtuar një ritëm të lartë të përfitueshmërisë për prodhimin e brendshëm në eksport dhe vendet e punës. Nuk dua të zgjatem, kemi folur dhe në debate të tjera se cdo të thotë për punësimin në zonave të tjera, por meqë dekreti është kthyer për arsye të procedurave unë raportoj se:
Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka draftuar projektligjin në kuadër të propozimeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqatës së Minierave dhe shoqatës së prodhuesve shqiptarë. Ky projektligj u dërgua dhe në ministritë e tjera të linjës, drejtëesisë, të shtetit për mbroj. Agjensia e vetëqeverisjes së mbështetjes vendore, e cila ka për mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së shërbimeve pubike, në rolin e sekretariatin u shpreh dakord për projektaktin që u miratua në Këshillin Konsultativ me vetëqeverisje vendore në datën 29 shtator 2020.
Ne mendojmë se të gjitha argumentat e sjellë për mosqasjes së një konsultimi nuk është totalisht e bazuar dhe dua të rikujtoj se si ministra e Financave dhe çdo ministri linje, ka për detyrë ligjore të ndjekë gjitha hapat para se të kalojë në parlament dhe të japin mesazh për sektorin e të punësuarit.”