Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë duke uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren.

Në mesazhin e tij në rrjetin social Twitter, shefi i qeverisë uron një kapitull të ri për Kosovën. “Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, shkruan Rama.