Dashi-Ti e kupton kur ka marrë fund dhe do tundohesh të ndahesh nga dikush pas një sherri të madh. Kështu je ti: hidhesh në debat, mbyll gjithçka, merr frymë thellë nja dy ditë derisa të kuptosh çfarë do vërtet, pastaj mund të flasësh.
Demi-Nuk ju pëlqen të nxitoni dhe kjo është në rregull. Doni të merrni gjithë kohën e nevojshme, për të kuptuar nëse kjo ndarje është vërtet ajo që doni. Sapo të kesh ndarë mendjen dhe t’i thuash partnerit që nuk po funksionon, do ta mbyllësh me një seks ndarjeje, vetëm sigurohuni që jeni në një linjë.
Binjakët-Nuk është për t’u habitur që shenja juaj ka disa alternativa kur vjen puna tek departamenti i ndarjes. Mund të ulesh e të flasësh, por nëse mendon se gjërat do përkeqësohen nëse takoheni, do t’i mbyllësh gjërat me një telefonatë, ose mesazh. Do ndiheni më mirë kur të thoni atë që ndjeni dhe mendoni dhe sapo ta bëni, ka marrë fund për ju.
Gaforrja-Ju i zvarrisni gjërat edhe kur e ndjeni që nuk po funksionojnë. Kur më në fund vendosni që duhet të hiqni dorë, mund të jetë një eksperiencë e dhimbshme. Është e rëndësishme për ju të bëni të kuptojë partnerin tuaj që bëtë gjithçka mundeshit, por nuk morët mbrapsht atë që kishit nevojë. Merrni kohën që ju duhet dhe flisni për ndarjen gjatë një darke ose diku tjetër ku nuk do filloni të qani.
Luani-Ti e di kur ndjehesh i mërzitur në një marrëdhënie, Luan, dhe do të sigurohesh që edhe personi tjetër e di. Kjo është arsyeja pse një bisedë me zemër të hapur është zgjidhja e duhur për ju. S’keni pse listoni mëritë tuaja, thjesht flisni për arsyen pse gjërat nuk funksionuan dhe inkurajoni partnerin se shpirti i tyre binjak është shumë afër.
Virgjëresha-Marrëdhëniet udhëhiqen nga emocionet, por kur vjen puna tek ndarjet, ju jeni shumë analitikë për gjithë procesin. Mbi të gjitha nëse ju doni diçka dhe partneri diçka komplet tjetër, s’ka kuptim të qëndroni bashkë. Uluni flisni dhe kuptoni se u përpoqët shumë, por gjërat s’po funksionojnë dhe ju nuk përshtateni më me jetët e njëri-tjetrit. Do të ndiheni më mirë pasi të thoni arsyetimin tuaj.
Peshorja-Ti do të jesh një njeri i mirë, dhe ashtu je, por duke u përpjekur të tregoheni shumë të dashur dhe të sjellshëm gjatë ndarjes mund ta bëni situatën pak konfuzuese për partnerin. Sqarojeni partnerin që gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe që ka ardhur koha të bëni përpara. Bëjeni me butësi, por jini të qartë në atë që doni. Bëjani me dije që ju nuk jeni personi i duhur për të, por dikush tjetër do të jetë.
Akrepi-Nëse ndiheni që ju kanë bërë keq, do të doni të hakmerreni, por mos e bëni. Në vend të shkoni drejt asaj rruge dhe të listoni të gjitha gjërat që urrenit në marrëdhënien tuaj, bëni një bisedë me partnerin rreth gjithçkaje që ndanit bashkë dhe pse nuk po funksionon. Pastaj flisni derisa të ndiheni që gjithçka është sqaruar. Nëse seksi i ndarjes është pranë, me gjasë nuk do thoni jo.
Shigjetari-Ndarjet nuk janë gjëja juaj dhe do tundoheni të mos merreni me këtë pjesë, por kjo mund t’ju kthehet mbrapsht, ndaj ndaloni dhe flisni. Thuajini partnerit që situata juaj aktuale nuk është e mjaftueshme për të vazhduar. Bëjani me dije që doni më shumë dhe se është ok. Pastaj po, mund të largoheni.
Bricjapi-Do të dish me siguri që nuk do pendohesh nëse i jep fund lidhjes dhe kjo është shumë normale. Merr kohën e nevojshme për të vendosur dhe nëse vendos se gjërat kanë marrë fund, ndaji siç bëjnë biznesmenët. Takohu për kafe ose për drekë dhe shpjegoja pse gjërat s’po funksionojnë. Duke e mbajtur situatën nën kontroll, pa emocione, do të ndalojë agravimin e saj.
Ujori-Për sa kohë gjërat nuk shkuan edhe aq keq, ju pëlqen të qëndroni shokë me ish-in. Thjesht sigurohuni që edhe ai/ajo e kupton çfarë do të thotë “shokë”. Është e rëndësishme që ta bësh të kuptojë që ka marrë fund, nuk ka lidhje me të, por ti je gati të ecësh përpara, të paktën nga ana romantike.
PeshqitDo t’ju duhet pak kohë të kuptoni nëse doni vërtet të ndaheni, por kur të jeni gati, do të jeni gati vërtet. Uluni në një vend të rehatshëm, si dhoma juaj e ndenjes, dhe bëni një bisedë të qetë ku do të flisni rreth ndjenjave tuaja. Është thelbësore që të nxirrni gjithçka jashtë, prandaj mos kini frikë të flisni hapur. Dhe nëse nuk jeni 100% të sigurtë që ka marrë fund, është mirë ta pranoni edhe këtë.