“Do të jetë një derbi ndryshe nga e kaluara, duke parë se është për vendet e para të renditjes dhe që duhet fituar për të vazhduar punën e mirë”.
Kështu ka filluar konferenca për shtyp e Antonio Conte-s, trajneri i Inter-it, në rag të derbit kundër Milan-it.
“Momenti që po kalojmë duhet të na japë një entuziazëm dhe dëshirë më të madhe. Milan është i fortë dhe për ne do të jetë një provë e rëndësishme”, ka thënë Conte.
Dy skuadrat do të kërkojnë fitoren dhe arbitri i zgjedhur për ndeshjen është shumë i mirë dhe nuk shikoj asnjë arsye pse duhet të jetë një derbi nervoz.
Për sa i takon formacionit, kam akoma tre dyshime. Eriksen po përmirësohet, tani kemi më shumë kohë për të punuar. ka bërë përparime dhe kjo është një gjë e mirë për të gjithë. Një fitore e jona nuk ndryshon shumë në renditje, duke parë se mungojnë edhe 16 ndeshje.
Lukaku si Ibra në San Siro? Preferoj që të këndojë nesër në San Siro, ka përfunduar Conte.