Te Tirana nuk vlerësuan ashtu siç duhet, duke mos ia njohur plotësisht meritat që riktheu titullin kampion në shtëpinë bardheblu pas 11 vitesh, duke e kthyer në një festë të madhe 100-vjetorin e themelimit të klubit.
Emanuel Egbo u shkarkua nga stoli i Tiranës në fillim të këtij sezoni pas vetëm 3 ndeshjesh në të cilat regjistroi 2 rezultate negative një humbje ndaj Teutës në kampionat dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë nga Korabi, dhe tashmë bardheblutë po vuajnë pasojat e këtij ndryshimi me skuadrën që nuk po përgjigjet në fushë dhe për momentin është jashtë objektivave sezonalë.
Gjithsesi në vendlindjen e tij Nigeri ja dinë vlerën Emanuel Egbo-së i cili u bë trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Europë. Sëfundmi Egbo është vlerësuar me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020 në mbrëmjen gala të The Ballers Awards 2020, ku vlerësohen futbollistët dhe trajnerët më të mirë nigerianë gjatë vitit të fundit.
Te Tirana me siguri janë penduar që e kanë shkarkuar gjithsesi Egbo tani mund t’i gëzohet arritjeve të tij në sezonin debutues si trajner i parë në krye të një skuadre të madhe si Tirana.