Ka nisur vaksinimi antiCOVID për bluzat e bardha në Fier, ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se brenda marsit do të mbyllet vaksinimi për të gjitha bluzat e bardha. Rama: Të dielën do të fillojmë dhe me kategorinë 80 plus. Të mbarojmë me bluzat e bardha dhe me shtëpitë e të moshuarve. Janë mërzitur disa se kur folëm për personalitete kemi qënë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitete që janë e asaj kategorie.

Manastirliu: Në të gjithë fushata vaksinimi në botë ndodh kjo, që i bind të tjerët, prandaj quhet fushatë vaksinimi.

Rama: Ju e keni parë që nuk është e lehtë, brenda marsit do të kemi 40 mijë dozat. Po punojmë për vaksina të tjera se duam ta mbarojmë për 14 muaj. Është nga më ambiciozet. Do të bëjmë çmos ta realizojmë. Dje po lexoja një raport se janë 140 shtete që nuk kanë asnjë dozë dhe asnjë perspektivë të qartë për momentin. Kemi filluar po…

Manastirliu: Deri tani kemi vaksinuar 3 mijë mjekë.

Rama: Brenda marsit do të mbyllen të gjitha bluzat e bardha, kjo është ideja. Keqardhje për Tiret që baltosin bluzat e bardha, lajmi i mir është që e kanë gjetur vendin dhe që ju bëjnë pis dhe ju.