Tensione kombëtare po shpërthejnë rreth prodhimit të ngadaltë të vaksinës së koronavirusit dhe problemet e vonesës në prodhim janë reale, por askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt, deklaroi kreu europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, sipas britanikes ”The Independent”.
Kluge theksoi se solidariteti ndërkombëtar në luftën kundër virusit që tashmë ka vrarë 2,1 milionë persona është çelësi, ndërsa vuri në dukje tensionet midis këtij qëllimi më të gjerë dhe përgjegjësisë që çdo udhëheqës ndjeu për të mbrojtur popullin e vet.
Ai tha se diskutimet janë të mëdha në bisedat me zyrtarë të BE dhe të tjerë që bërtasin për më shumë vaksina, duke u frikësuar nga variantet e reja, më ngjitëse, të virusit që tashmë kanë kapërcyer Britaninë e Madhe apo diku tjetër.
Shënimi paralajmërues vjen kur BE akuzoi gjigantin farmaceutik AstraZeneca për dështimin në dorëzimin e dozave të vaksinës koronavirus që i premtoi bllokut të 27 vendeve, pavarësisht sigurimit të fondeve të BE për të rritur prodhimin e vaksinave.
Kompania thotë se problemet e prodhimit në fabrikat e BE-së po ngadalësojnë sasinë e vaksinave në dispozicion dhe nuk mund të japin atë që nuk e kanë .
Prodhuesi tjetër i vaksinave Pfizer gjithashtu se kishte probleme të furnizimit, për shkak të një përditësimi të prodhimit në një fabrikë në Belgjikë.
Kluge tha se kishte diskutuar me presidentin e BE, Charles Michel dhe komisioneren europiane për Shëndetësinë Stella Kyriakides, duke cituar “vullnetin e mirë të përgjithshëm” dhe një “mirëkuptim se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Por, realiteti është se për momentin ka një mungesë realisht të vaksinave”.