I pyetur për rritjen e pensioneve, Kreu i qeverisë Rama nga Gjirokastra ka cekur edhe premtimin e Bashës në programin ekonomik të PD. Kryeministrit përsëriti shembullin se kësaj i thonë se ‘do të ulet prodhimi i qumështit, dhe të rritet prodhimi i djathit’
“PD mund të rris pensionet sa hap e mbyll sytë, madje të ul sigurimet dhe të rris pensionet. Duke ulur prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e djathit. Ka një formulë se si mund të ndodhi kjo. Ai që të jepet për djathë, në fakt është sapun. Kush ta marri ta marri, kush ta hajë ta hajë, Po e hëngri shumica, ‘fiton Shqipëria’. Ne e kemi rritur listën e barnave të rimbrueseshme. As këtë dhe as atë që themi s’dua që të jenë si tema fushatë, pasi nuk jemi në fushatë. Atë do ta bëjmë se jemi para popullit në funksion të zgjedhjeve.”, tha Rama.