Komisioni për politikën e jashtme, i Parlamentit Europian ka miratuar me 50 vota pro dhe 10 kundër, raportin për Kosovën .Parlamenti Evropian me këtë raport u ka bërë thirrje edhe një herë 5 shteteve të BE, që ta njohin Kosovën.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, njohja nga shtetet e BE do të normalizonte raportet Kosovë-Serbi.” Kujtojmë se vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur janë Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.Deputët europianë po ashtu kanë bërë thirrje edhe për liberalizmin e vizave, pasi KE ka konstatuar përmbushjen e rregullave.