Projekti i ndriçimit artistik në Kalanë e Beratit ka përfunduar. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet me dron në Facebook dhe thotë se nuk janë pamjet e serialit “Game of Thrones”.

Aty duket se si kalaja ka marrë një pamje ndryshe nga ndriçimi. “Nuk është Game of Thrones, po Kalaja e Beratit pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik”, shkruan Rama.