Humbjet e mëdha që u shkaktuan nga pandemia në ekonomi, ri sollën në fokus premtimet për rritje të mirëqenies sociale e zhvillim ekonomik.
Partitë politike në tubimet me qytetarë kanë premtuar thuajse dyfishim të pagës minimale. LDK dhe PDK premtuan rritje nga 170 në 300 euro ndërsa LVV në 250 euro.
Derisa rimëkëmbja ekonomike thanë se do të arrihet duke mbështetur sektorin privat përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë, Fondit për Garantim Kreditor e ulje të TVSH-së.