Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një ndjekës në mediat sociale, i cili i ka kërkuar kreut të qeverisë që të lërë spektaklet dhe të bëjë punë e tij pa telekamera. Rama i është përgjigjur duke i thënë se puna e qeverisë është që të informojnë qytetarët për punën që ato bëjnë, sepse sipas tij nga kanalet dhe portalet e këtij vendi, treçereku i gjerave ‘janë rrena me bisht’.
Qytetari: Pse nuk i lini keto spektakle? Pse nuk beni punen tuaj dhe boll me telekamera?
Rama: Punen duhet te bejne te gjitha qeverite se vezet e kuqe i ben vete per pashke ti! Dhe puna jone eshte edhe te te informojme ty per punen qe bejme, se ndryshe ti s’e merr vesh qe po rindertohen shtepi e po behen spitale, shkolla, rruge dhe qe vaksinimi po ecen, etj.etj., sepse ne kanalet e portalet e ketij vendi trecereku i gjerave qe te fusin ne vesh jane rrena me bisht! Por ti e ke shume kollaj, nese nuk i do “spektaklet” sic i quan, mund te dalesh nga ketu po aq lirisht sa c’ke hyre, sepse me zor largqofte te te mbaje kush!