Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës bashkë me ministren e Bujqësisë Mila Ekonomi, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët, lidhur dhe me situatën e rindërtimit. Gjatë fjalës së saj ministrja Ekonomi ka deklaruar se në fokus të rindërtimit kanë pasur 2 faktorë të rëndësishëm. Njëri që që të rindërtojnë mirë, kurse tjetri që të jenë me njerëzit. Ministrja preku edhe disa fusha të tjera ku do të ketë investime, këtu përmendi edhe peshkimin.
“Të gjitha paratë që morëm për rindërtimin lidheshin me 2 faktorë të rëndësishëm që të ndërtojmë më mirë dhe në fokus të kemi njerëzit. Rindërtimi ka nevojë për disa gjëra që janë shumë të rëndësishme. Durrsakët duhet të bëhem më agresiv në aplikime në lidhje me bujqësinë. Arsimi duhet të jetë kyçi i të gjithë ndryshimeve. Studentët duhet të jenë zëri që bëjnë ndryshime. Po mendojmë dhe investim në sektorin e peshkimit. Arkeologjia e Durrësit e rëndësishme. Rijetëzimi i saj i rëndësishëm dhe durrsakët duhet të ndjehen mirë për këtë fakt”, tha ajo.