Kryeministri Rama tha se masat anti-COVID duhet të zbatohet dhe të mos ketë më neglizhencë, pasi ka dyshime shumë të forta që në vend të qarkullojë varianti i ri i COVID ai i Afrikës së jugut që është 30 % më agresiv dhe i transmetueshëm por edhe ai britanik.
“Me ardhjen e dozave të shkurtit ne do të fillojmë paralelisht edhe me të moshuarit 80 + dhe pastaj do të zbresim 75, 70 vjeç e me radhë. Ajo që është e rëndësishëm është të respektojmë masat pasi kemi dyshime shumë të forta që ka variante të reja në vendin tonë sidomos ajo e Afrikës së Jugut, por dhe ai britanik. Këto variante rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe ai i afrikan rrit 30 % agresivitetin është më vdekjeprurës. Do të shikojmë nëse do të propozojmë masa të reja nesër”, tha Rama.