Pas Pukës, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Tropoja ‘e rilindur’ siç e quan ai. Ky postim vjen në vazhdën e përgjigjeve që ka për skeptikët, sipas së cilëve nuk ka bërë asgjë për veriun.
Rama ka publikuar një pjesë të fjalimit të tij në fillim të marrjes së mandatit dhe më pas e ka shoqëruar me video, që tregon sipas tij që premtimi është mbajtur.
“Ne do të bëjmë për Tropojën në 4 vitet e ardhshme, çfarë nuk keni parë në 40 vjet. T’i japin Tropojës mundësinë të shfrytëzojë pasurinë e jashtëzakonshme. (…) Mirëmëngjes dhe duke iu kujtuar që Tropoja është në Veri atyre që shkruajnë këtu se kurrgjë nuk është bërë për Veriun, si edhe duke ju thënë të gjithëve se shumë më shumë duhet e do të bëhet akoma, nga Veriu në Jug mandatin e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.