Festa e të dashuruarve e gjeti Tiranën dhe gjithë Shqipërinë të mbuluar nga dëbora. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga kryeqyteti nën petkun e dëborës.

“Shën Valentin i rrallë fare ky sot në Tiranë”, – shprehet Rama.

Për Shën Valentin Tirana është e veshur e gjitha me ngjyrat e dashurisë. Bashkia e Tiranës, ashtu si edhe vitet e kaluara, e ka zbukuruar qytetin me një dekor romantik për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë në foto këtë ditë të veçantë.