S’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot ka ndryshuar si nata me ditën. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij të ‘Facebook’ ku shfaqet transformimi i qytetit të Korçës gjatë qeverisjes së tij.

Kreu i ekzekutivit shkruan se s’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, “Parisi i Vogël” i Shqipërisë
Me qendrën e re të kodimit e të start up-eve për të rinjtë, Korça e Mandatit të Tretë do të kthehet edhe në një destinacion dijeje për punësim në tregun global të shërbimeve digjitale

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10158569721526523/?d=n