Senati amerikan miratoi planin buxhetor që i hap rrugën një ndihme gjigante për ekonominë me vlerë 1 900 miliardë dollarë, i kërkuar nga Joe Biden, që do të jetë masa e parë më e madhe legjislative e presidentit të ri.
Në përfundim të një nate debatesh maratonë, votimi përfundoi me 51 vota pro dhe 50 kundër mes kampit demokrat dhe kampit republikan, vota vendimtare u dha nga zëvendëspresidentja demokrate, Kamala Harris, siç e kërkon Kushtetuta.
Dhjetëra ndryshime janë propozuar, ndonjëherë duke marrë mbështetje nga zyrtarë të zgjedhur nga të dy partitë, të tilla si ai që dëshiron të ndalojë dhënien e një ndihme prej 1 400 dollarësh për personat nga familjet me të ardhura të larta.
Megjithashtë, kjo hapi rrugën për demokratët që ky plan të miratohet në bazë të një vote të shumicës së thjeshtë, duke kufizuar kështu mundësitë e bllokimit nga republikanët, shumë prej të cilëve protestojnë kundër kostos së masave të parashikuara.