Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Programi i Partisë socialiste për zgjedhjet e 25 prillit është drejt finalizimit.

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe më parë, Rama shkruan se programi i PS-së do të jetë i shtrirë në kohë, për një Shqipëri të vitit 2030.

Ndërkohë slogani i Programit të PS-së është “Ska kohë për pushim!”. Kujtojmë se prej javësh Partia Demokratike ka publikuar programin e saj, ndryshe nga PS që ka zgjedhur që ta publikojë më vonë.