Kreu i PD-së Lulzim Basha është shfaqur krejt ndryshe këtë fundjavë, teksa ka hequr kostumin zyrtar me të cilin jemi mësuar ta shohim. Duke vendosur të shoqen, Aurelën si instrument për të bërë reklamë sikur është familjar, ditën e sotme ka dhënë një tjetër shembull negativ për qytetarët.
Në foton e publikuar nga vetë bashkëshortja e tij, Luli dhe vetë Aurela duken që ndërsa janë duke udhëtuar me makinë asnjëri prej tyre nuk ka vendosur rripin e sigurimit. Por skandali nuk përfundon me kaq pasi, burime të afërta pranë kryetarit të demokratëve bëjnë me dije se Basha nuk ka as leje drejtimi, pasi nuk e ka rinovuar. Ky është shembulli që kryedemokrati jep dhe modeli që ai në një farë mënyre promovon si vizionin e tij për qeverisjen e vendit. Pra duke mos zbatuar asnjë ligj dhe asnjë rregull të shtetit shqiptar. Lexo.al/
View this post on Instagram