Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije nisjen e procesit të vaksinimit antiCOVID në Korçë. Manastirliu theksoi se së shpejti përfundon vaksinimi i të gjithë bluzave të bardha

“Sot nis vaksinimi edhe në Korçë dhe së shpejti përfundojmë vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha. ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastriliu.

Ndërkohë edhe në fundjavë po vijon procesi vaksinimit në Tiranë, Berat, Fier, Vlorë, prej fillimit të vaksinimit janë administruar në total 10132 doza të vaksinës antivCOVID.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga një ekip i trajnuar.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/1169474980175217/