MFE vijon informimin e biznesit mbi statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, zhvilluan në Korçë aktivitetin: “Informimi i Sektorit Fason mbi Statusin e Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) për Biznesin”, me qëllim njohjen mbi rëndësinë e këtij statusi, si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
“Certifikimi AEO i vlen biznesit dhe është një instrument, i cili në fakt në Shqipëri prej vitesh nëpërmjet gjithë njësimit të procedurave me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor brenda protokollit 5-të të CEFT ku ne aderojmë, nuk kishim arritur që të kishim të licensuar kompanitë në Shqipëri. Në Moldavi janë 144 operatorë,është logjike sepse Moldavia përvec pozicionit gjeografik ka shumë kompani eksporti në një numër të konsiderueshëm dhe duke qënë se kam punuar me shumë firma të BE-së dhe për aderimin e Rumanisë, këto njohje të këtyre elementeve kanë shkuar më shpejt tek biznesi dhe 144 është një numër i madh por në vendet e Ballkanit Perëndimor që janë gjashtë, ishim të vetmit ne dhe Bosnja që nuk kishim asnjë operator”, theksoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Deri tani, 11 aplikime janë në proces shqyrtimi nga Administrata Doganore.
Ministrja Denaj nënvizoi se absolutisht Dogana Shqiptare ka nevojë gjithmonë të shikojë sesi mund të përmirësohet në raportin e statusin sot, edhe pse sot është më mirë se dje, por janë procese që na vijnë gjithmonë përpara sfidave për të qënë më mirë se dita e sotme. Përpara se të shohim se cilat nevoja do të kemi akoma për të përmirësuar, nuk mund të lë pa përmëndur që kemi një proces doganor të thjeshtëzuar nëpërmjet një praktike që në anglisht ne e quajme “Dogana Paperless” ose “Dogana pa letra” por që në vitin 2019 solli që 90% e bizneseve nuk kanë nevojë të takojnë doganierin dhe të heqim dorë nga praktikat më të vjetra ku individi ishte në fokus të një marrëdhënie me biznesin. Ne duam që në marrëdhënie me biznesin të jetë dokumenti, i cili printohet nga sistemi dhe duke qënë e tillë biznesi ka jo vetëm shkurtimin e kohës si rezultatat i burokracive por ka të eleminuar kërkesën për procese jashtë formales.
“Kemi punuar edhe në administratën tatimore për të eleminuar shërbime në sportele ku në të dy institucionet, Dogana dhe Tatimet, mbi 90% janë pa kontakt me sportelet. E nisur nga kjo, kryeministri edhe si vizion të tij e ka pasur nevojën për të larguar individët me bizneset në marrëdhënie të drejtpërdrejtë për shërbimet kështuqë i gjithë procesi i shërbimeve shkon drejt shërbimeve online, jo vetëm në ato që janë më të preskhme për biznesin por edhe të tjera”, shtoi ministrja.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar maksimalisht të japë ndihmesën e saj në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për biznesin në Shqipëri, si dhe t’i japë një hov sipërmarrjes shqiptare në këtë kuadër, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, u shpreh se, ky është një status që i jepet biznesit për të lehtësuar marrëdhënien me administratën doganore dhe tatimore, në këtë rast me administratën doganore.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të bizneseve të sektorit fason, prodhimit, përpunimit dhe grumbullimit, të cilët vlerësuan këtë iniciative dhe marrëdhënien me administratën doganore.