Një lajm i mirë për kulturën dhe traditën shqiptare vjen nga Spanja pasi Shqipëria është përfshirë në projektin “STITCH”, “Ruajtja dhe Mësimi i Trashëgimisë Kulturore Tekstile Jomateriale”. Ky është një projekt ambicioz që përfshin shumë institucione dhe aktorë nga Italia, Hungaria dhe Shqipëria, të koordinuara nga “Centro Superior de Diseño Make Creativo”, me qendër në Zaragoza të Spanjës, transmeton lexo.com.al.
Komisioni Evropian do të financojë këtë nisëm përmes programit Erasmus + dhe gjatë zbatimit të saj, janë parashikuar aktivitete trajnuese në fusha të ndryshme si dizajni, artizanët dhe prodhimin e video-dokumentarëve, etj. Në qendër të nismës qëndron qëllimi për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë evropiane të tekstilit, në veçanti kostumit tradicional, përmes zbatimit të praktikave inovative/Lexo.com.al/e.c.