Në kuadër të rubrikës “100 arritje në 100 ditë ”, kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram në lidhje me numrin e shërbimeve që janë sot online.

“Sa qytetarë janë regjistruar sot në e-albania? 120 mijë apo 1.88 milionë ”, – pyet Rama.

Në storyn pasardhës publikohet edhe përgjigjja, ku theksohet se në total 1.88 milionë marrin sot shërbime nga xhepi i tyre me një klik, nga 50 mijë në 2013.