Në kuadër të rubrikës “100 arritje në 4 vite”, kryeministri Edi Rama u  është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram në lidhje me numrin e shërbimeve që janë sot online.

“Sa shërbime publike janë sot online? 50% apo 95%?”, – pyet Rama.
Në storyn pasardhës publikohet edhe përgjigjja, ku theksohet se në total 95% e shërbimeve publike janë online. Përmes e-Albania sot ofrohen 1207 shërbime publike online, krahasuar me 3 ose 4 shërbime që ishin në 2013-ën. (Lexo.al)