Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. “Është koha për të rinjtë”, shkruan kryeministri.

Teksa na ndajnë 44 ditë nga zgjedhjet parlamentarë më 25 prill, Rama përmes një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e studentëve të cilët përfitojnë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës.

Më pas ai ka faktuar se 1 mijë studentë përfitojnë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, nga ku 200 më të mirët punësohen direkt në administratën publike apo kompanitë më të mira private.