Teksa kanë mbetur edhe 33 ditë nga zgjedhjket parkamentare të 25 prillit kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa aplikime për shërbime ka patur në platformën e-Albania 1.1 milion apo 7.7 milionë.
“Sa aplikime për shërbime ka pasur në platformën e-albania? 1.1 milionë apo 7.7 milionë”, pyet Rama. Në storyn pasardhës Rama thekson se ” 7.7 milionë aplikime për shërbime dhe 10 milionë dokumente të gjeneruara me vulë elektronike janë kryer sot nga vetëm 51 mijë në 2013″.
Përmes e-Albania, qytetarët mund të marrin çdo dokument që nga certifikata personale, shërbimet e shëndetit, vërtetimet gjyqësore, hapje biznesi dhe deri të pagesat e faturave.