200 mjekë të tjerë të Kosovës sot do të udhëtojnë për në Kukës për të marr dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla tha se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar.

“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë”, ka deklaruar Syla.

Në total janë 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës që i nënshtrohen procesit të vaksinimit antiCOVID në Kukës, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit.