Nisja zyrtare e fushatës së Partisë Demokratike pati disa lajme. I pari ishte ai që Lulzim Basha e PD nuk duan t’ia dinë për pandeminë e për këtë arsye nxorrën në shesh mijëra njerëz.
I dyti ishte ai që Lulzim Basha, i kompleksuar nga sigurimi i një milionë vaksinave nga Edi Rama, se ka përmendur fare pandeminë në fjalimin e tij, edhe pse për momentin është shqetësimi fkryesor për shqiptarët.
I treti ishte mungesa e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit. Sali Berisha nuk e ka komentuar mungesën e tij, ndërkohë që Monika Kryemadhi ka reaguar e irrituar, kur është pyetur pse nuk e ftoi Lulzim Basha në hapjen e fushatës, duke qenë se janë aleatë dhe pretendojnë të bëjnë qeverinë më 25 prill.
Kryemadhi, duke mos e fshehur acarimin, ka bërë përgjegjës për mungesën e saj këshilltarët izraelitë të PR-së së Bashës, të cilët i ka quajtur me përçmim çifutë, një term ky i dënueshëm.
“Unë nuk ndërhyj te PD-ja, të bëjë Basha çfarë të dojë apo ata çifutët që ka ai nëse i thonë apo jo të ftojë Monikën”, tha ajo.
Deklarata e Monika Kryemadhit, tregon se kanë qenë me sa duket, pikërisht këshilltarët izraelitë të fushatës së Bashës, ata që e kanë këshilluar të mos shfaqet krah saj në hapje të fushatës.
Dhe jo pa të drejtë. Monika Kryemadhi me të shoqin e Sali Berisha, shihen si njerëzit më të korruptuar në vend, ndaj dhe Basha kërkon ta shmangë praninë e tyre në fushatë.
Jo më kot në fjalimet e tij, Rama përmend pikërisht Berishën, Metën e Kryemadhin, të cilët duan të vijnë në pushtet duke shfrytëzuar Edi Ramën.
Kjo gjë duket se e ka kompleksuar Bashën dhe këshilltarët e tij, të cilët duan të shmangin me çdo kusht bërjen bashkë të Bashës nga njëra anë, dhe Monikës, Ilirit e Saliut nga ana tjetër.
Duket se po përsëritet i njëti skenar, kur Basha kandidonte për kryebashkiak dhe e zboi Berishën nga fushata e Tiranës./ Tema