Ministri Arben Ahmetaj ka publikuar në rrjetin social në Facebook disa të dhëna nga raporti i Bankës Botërore “Poverty and Shared Prosperity 2020. Ahmetaj shkruan: Gjatë viteve 2008-2012- Qeverisja PD: Të ardhurat për frymë të 40% të popullsisë me të ardhura me të ulëta, kanë rënë mesatarisht me 1.22% /vit ndërsa gjatë viteve 2014-2017 – Qeverisja PS: Të ardhurat e familjeve që janë pjesë e 40% me të ardhura me të ulëta, janë rritur mesatarisht me 2.46% / vit.
Ministri e mbyll postimin e tij duke thënë se vetëm përmes taksës së ndershme progresive, 97% e shqiptarëve paguajnë sot më pak sesa paguanin me taksën varfëruese të sheshtë. 960 milionë dollarë i janë rikthyer qytetarëve në xhepa në 8 vite!
“Dy vizione të kundërta për të ardhmen e Shqipërisë! Shifrat janë fakt, jo opinion. Dhe faktet, jo opinionet, tregojnë diferencën si dita me natën mes dy periudhave qeverisëse për shqiptarët, sipas raportit të Bankës Botërore “Poverty and Shared Prosperity 2020”.
2008-2012- Qeverisja PD: Të ardhurat për frymë të 40% të popullsisë me të ardhura me të ulëta, kanë rënë mesatarisht me 1.22% /vit. 2014-2017 – Qeverisja PS: Të ardhurat e familjeve që janë pjesë e 40% me të ardhura me të ulëta, janë rritur mesatarisht me 2.46% / vit.
Efektet e politikave thellësisht të majta, me në qendër qytetarin gjatë 8 viteve të fundit, kanë mbështetur drejtpërsëdrejti familjet shqiptare. Vetëm përmes taksës së ndershme progresive, 97% e shqiptarëve paguajnë sot më pak sesa paguanin me taksën varfëruese të sheshtë. 960 milionë dollarë i janë rikthyer qytetarëve në xhepa në 8 vite!”, shkruan Ahmetaj në Facebook.