Artisti i fushës së muzikës Alban Kondi mbështet Eljo Hyskon, i cili është kandidati me numrin 32 në listën e PS për Tiranën në zgjedhjet e 25 prillit. Ai i bën thirrje audiencës “Voto 32”, duke vijuar me vlerësimin dhe besimin e tij te ky kandidat për deputet.

Në postimin e tij Alban Kondi ka shprehur rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarje, si një promotor për të përparuar më shpejt drejt objektivave. Albani i uron suksese dhe nënvizon besimin te Eljo Hysko si përfaqësues i të i rinjve të talentuar.

“Voto 32. Besoj që sa më shumë të rinj e të talentuar si Eljo Hysko të marrin pjesë në vendimmarrje, aq më shpejt do vazhdojmë përpara. Suksese!”, kanë qenë fjalët e shkruara nga Albani Kondi.

Eljo Hysko, kandidati i PS-së në garën për deputet i Qarkut të Tiranës, mbështetet nga figura e njohur e humorit shqiptar Visjen Ukcenaj. Ky i fundit ka shpërndarë për audiencën profilin e këtij kandidati të ri në moshë, por jo në politikë, ku shpreh edhe përkrahjen e tij në këto zgjedhje për Eljo Hyskon.

Aktori Visjen Ukcenaj shpreh bindjen te vlerat që sjell një kandidat si Eljo Hysko. Në deklarimin e tij përkrahës, artisti shprehet se duhet të ketë më shumë djem si Eljo Hysko në politikë.

Deputeti Eljo Hysko paraqitet me numrin 32 në listën zgjedhore duke vijuar garën në përfaqësimin e zërit të sovranit: popullit. “Sa më shumë djem si Eljo Hysko të ketë politika aq më e mirë do jetë Shqipëria”, ka shkruar aktori Visjen Ukcenaj.