Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkon që të shqyrtohet me urgjencë kërkesa e Partisë Socialiste në lidhje me ankimimin për 222 kandidatët e PD.

Kërkesa vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi sot që të marrë vendimin më 31 mars për ankimimin e PS.

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon KQZ të shkurtojë 78 kandidatë nga lista e PDAleanca për Ndryshim.

KAS vendosi të mbante listën e PD-AN me 222 kandidatë, ndërsa KQZ sanksionon që lista duhet të ketë 153 emra. Tashmë vendimi është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që ende nuk është shprehur.