Sali Berisha dhe Ilir Meta po tregojnë nga dita në ditë se janë drejtuesit realë të PD dhe LSI, dy partive kryesore të opozitës në Shqipëri.
Ndonëse zyrtarisht në krye të këtyre dy partive janë përkatësisht Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, vendimet më të rëndësishme politike në përshtatje të situatave të krijuara në vend i marrin dy liderët historikë të PD e LSI.
Nuk është sekret të themi se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë të ngushtë me njëri tjetrin, dhe të gjitha nismat radikale të opozitës janë fryt i këtij bashkëpunimi. Ndonëse në fund të herës pasojat e këtyre aksioneve politike të dështuara i kanë mbajtur në “kurriz” Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët kanë zyrtarisht vulat e partive kryesore.
Dikush mund të pyesë se cila është arsyeja që i ka bërë bashkë Berishën dhe Metën, politikanët që kanë artikuluar akuzat më të rënda ndaj njëri tjetrit, sa herë kanë qënë në bastione të kundërta?
Dhe nuk janë akuza dosido ato që janë deklaruar publikisht, duke lluar nga akuzat e rënda për vrasje me pagesë, korrupsion, vjedhjen e oririt në Krrabë e deri tek ato të korrupsionit familjar, videon e Priftit ku gjendej si “aktor” dhe Shkelzen Berisha dhe “harresa e ilaçeve në shtëpi”!
Halli i përbashkët që i ka zënë përballë implementimit të Reformës në Drejtësi, subjekt i të cilës me sa duket dhe janë, ka bërë që Berisha dhe Meta të “shtrëngojnë” radhët dhe të bashkojnë forcat për t’i mbijetuar gjykimit dhe përballjes me drejtësinë e re.
Shtuar këtu dhe mbështetjen e SHBA e BE për dërgimin para drejtësisë së “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri, tabloja bëhej më e qartë dhe më reale dhe frika e Berishës dhe Metës ndaj drejtësisë së re bëhej dhe më e justikueshme.
Parë në këtë këdvështrim Berisha dhe Meta i kanë intensikuar goditjet ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, duke dalë me tezat e tyre sovraniste, por dhe kanë bërë që miqësia e tyre për hallin e përbashkët të forcohet akoma më shumë. Aq sa të mendojnë dhe zgjidhjen pas 25 prillit, duke parë se vështirësia për të sjellë opozitën në pushtet është e një shkalle tepër të lartë, ndërsa Basha e Kryemadhi janë të paaftë për ta bërë një gjë të tillë.
Të bindur që “manteli” politik do t’i shpëtojë nga përballja me drejtësinë, që tani ish kryeministri dhe Presidenti i Republikës kanë menduar të përzgjedhin fajtorët e humbjes por dhe fatin e drejtimit të opozitës dhe për katër vitet e ardhshme.
Lëvizja politike më e lexueshme dhe më e drejtëpërdrejtë ka qënë ajo e Ilir Metës, i cili po përgatit terrenin për të marrë në dorë drejtimin e opozitës pas një humbjeje eventuale më 25 prill përballë mazhorancës së drejtuar nga Rama, që mund të konrmohet për një mandat të tretë.
Presidenti, paralel me përfshirjen në fushatën elektorale në favor të LSI ka artikuluar akuza të forta në drejtim të Bashës dhe Kryemadhit, se kanë bërë gafë politike me djegien e mandateve të deputetit, duke i dhuruar ne tavolinë Edi Ramës të gjitha pushtetet. Sulmet e Metës ndaj Ramës, ndërkombëtarëve dhe vetë lidershipit zyrtar të opozitës, kulmuan me deklaratën e tij, sipas të cilës nëse Presidenti ka paralajmëruar publikisht dorëheqjen e tij në këtë post, nëse kryeministri Edi Rama merr 71 mandate më 25 prill, pa u prekur vota, duke thënë se pas kësaj do të në dorë opozitën.
“Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia.
Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”, është shprehur Meta publikisht!
Një deklaratë që u përsërit disa ditë më vonë nga Presidenti, i cili nënvizoi se, “nëse zgjedhjet njihen si të drejta dhe të ndershme ai do t’i dorëzojë Ramës dorëheqjen si President dhe do të marrë drejtimin e opozitës për ta sjellë atë në pushtet”.
U mendua se ishte një dëshirë personale e Ilir Metës, i cili diktuar nga hallet e tij të mëdha me drejtësinë e re dhe vendosmërinë e partnerëve ndërkombëtarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në këtë vend, arriti në këtë kërcënim. Por faktet e mëvonshshme treguan qartë se qëndrimi i Metës për të marrë drejtimin e opozitës më 26 prill, ishte i mirëmenduar, madje kishte dhe “bekimin” e liderit historik të PD, Sali Berisha.
Duke parë “piruetat” e Bashës dhe marrëdhëniet e mira me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Berisha ndjehej i “zbuluar” përballë drejtësisë së re dhe “shtylla” ku mendon të mbështetet për të shpëtuar, kanë hall të përbashkët, është as më pak dhe as më shumë por Meta. Ndaj dhe Sali Berisha gjeti mundësinë që të dilte publikisht në media për të artikuluar “standardin” e tij të vendosur pas humbjes.
I pyetur nga media se çfarë ndodh në PD në rast se humbet, duhet të largohet Basha, Berisha ka deklaruar se “Standardi im është standard. Imagjinata ime nuk e rrok të mundshme atë që thoni, ju keni të drejtë të mendoni të gjitha variantet”.
Pra Berisha e deklaroi qartë dhe saktë: Nëse humb opozita më 25 prill përballë mazhorancës së Edi Ramës, Basha nuk ka përse kërkon “rrugë të reja”, pasi ka standardin e dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PD kur humbi më 2013.
Ndërkohë që dhe më parë Berisha kishte deklaruar të njejtin qëndrim, duke parë dobësinë e Lulzim Bashës në përballimin e Edi Ramës si kundërshtar politik, për toren në zgjedhje! “Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë absolutisht nuk kam asgjë në parim kundër, por nuk pranoj që kjo të vendoset në statut, por pastaj nuk gjejmë qetësi. Unë besoj se ish-bashkautorët e mi dhe miqtë e mi, do gjejnë se ndryshimet janë të mira në statut dhe po të kenë të tjera ti paraqesin në Kuvend. Duhet të ketë një garë të ndershme.
Kur nuk garon vet, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po t’u referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësuese! Duhet të mbahen veprime korrigjuese”, ka deklaruar pak kohë më parë Berisha. Ish kryeministri ka justikuar mosdhënien e dorëheqjes nga Basha në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2017 me faktin se ishte këshilluar nga “këshilltarë miozerabël”.
Skenari është i qartë: Basha humb zgjedhjet, Meta jep dorëheqjen nga posti i Presidentit dhe merr drejtimin e opozitës, për të shërbyer dhe si mburojë për Berishën dhe familjen e tij përballë drejtësisë. Një skenar që shoqërohet dhe me sulme ndaj drejtësisë së re si të kapur nga Edi Rama dhe të bërë posaçërisht “për të goditur” Berishën dhe Metën.
Lidershipi i PD i Berishës dhe ai i LSI tërësisht i varur nga Meta e deklarojnë përditë një gjë të tillë, se është “Ramareforma” kjo që po aplikohet në Shqipëri dhe aspak drejtësia e re e cila ka dështuar sipas tyre! Madje u bëjnë thirrje dhe ambasadorëve që të mos mbështesin më Edi Ramën. Kjo është situata e opozitës 29 vjet pas tores së parë dhe të vetme përballë PS. Më shumë se sa për të tuar zgjedhjet, Berisha dhe Meta po përgatiten për një “puç” ndaj Bashës, që ta largojnë nga drejtimi i PD më 26 prill.
“Abdikimi” i Bashës do bëhet në favor të Metës, ndërsa Kryemadhi nuk humb asgjë, lëvizjet janë brenda të njejtës familje dhe të njejtës pronë familjare, si LSI. Presim vetëm 25 prillin për të parë implementimin e këtij skenari. (M.Nikaj-TemA)