Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim e ka cilësuar si privilegj që të shërbesh si diplomat kudo në botë, ndërkohë që ka shtuar se në Shqipëria është e veçantë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kim në kuadër të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëria, nënvizon se kur ka mbërritur në vendin tonë ka ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona.
“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë, por Shqipëria është e veçantë. Kemi punuar së bashku për përballimin e COVID dhe për kërcënimet ndaj demokracisë . Kam udhëtuar përreth në Shqipëri dhe kam përjetuar mikpritjen e popullit shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Kim.
‘Javën e kaluar, ne festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e kremtuam këtë date të rëndësishme për dy vendet tona duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. I mbyllim festimet tona me mesazhin e Ambasadores sonë aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020. “Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë Ambasadorja Kim. Shihni mesazhin e saj të plotë.’- thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.