Endira Bushati, ish anetare e kryesise, Keshillit Kombetar te PD dhe e ish-kryetare e AMA gjatë qeverisjes së PD e ka konsideruar listën e kandidatëve për deputetë të propozuar nga Lulzim Basha si një “gjë të gjykuar”. Bushati thotë se lista e PD nuk ka asnjë risi të ndryshme nga ajo e 2017, dhe si e tillë, është hedhur njëherë në elektorat dhe nuk ka fituar. Madje, Bushati shkon edhe më tej me akuzat ndaj Bashës, duke thënë se është thjesht një “përtac” që i është lënë në dorë një trashëgimi e madhe, porse e ka kthyer në një biznes të vetin për dekadën e ardhme, duke aluduar se me këtë listë, PD nuk ka gjë në vijë.
Postimi i plote i Bushatit: Është parimi “jo 2 herë mbi të njëjtën gjë”. Parim dhe i së drejtës nga rrjedh parimi i “gjësë së gjykuar”. Lumi nuk kalon 2 herë në të njëjtin vend – është shprehja e vjetër. Lexova Listën e PD-së. M’u duk po aq “fituese” sa ajo e 2017.
Teksa, Topalli, në 2 muaj parti, përbën risinë e këtyre zgjedhjeve me një ansambël profesorësh, intelektualësh, të rinj e të rejash të shkolluar në Perëndim, duke respektuar kërkesën e publikut për ekspertizë, qytetari e ndryshim. Teksa, një Ramë i lodhur e i konsumuar, kthen përmbys gjithë PS-në, vë “në fije të perit” gjithë “të sigurtët”, që të lodhen nëse duan mandat, që dëshmon ambicien, nervin, energjinë për të fituar “me çdo kusht”.
Basha, pasi mori “të rrëzuarit” e Komisionit Nishani-Ruli, pasi gënjeu se deputetët do t’i zgjidhnin demokratët, pasi u tall me gjysmën e Kryesisë, përsëri në 12 të natës, nxori listën e vet. Hoqi disa, vuri disa, Por ASGJË E RE! Asgjë inspiruese, që të ngjall shpresë, që “s’ke ç’i thua”…. Emra të ndryshëm, zëri i njëjtë….ai i Kryetarit. Kjo Listë është “gjë e gjykuar”! Zgjedhësit e kanë “gjykuar” një herë në 2017! Asnjë çudi për mua e të tjerë: Basha, përveçse përtac, si çdo trashëgimtar që i lihet pasuri e madhe, as nuk di, por as nuk do! Ai bëri partinë e vet, që i duhet ta ketë biznes dhe për dekadën tjetër!