Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarë në njësinë nr.5, në Tiranë. Në bisedën që patën me kreun e opozitës, disa të rinjtë shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e vendeve të punës, që sipas tyre i çon drejt emigrimit.

Ata i shprehën mbështetjen kryetarit Basha, ku si shpresë të fundit shohin ndryshimin më 25 prill.

Mes të tjerash lideri demokrat theksoi se motivi kryesor që e shkroi librin ‘Motivi im’ ishte luftimi i plogështisë.

“Motivi kryesor ishte; të luftojmë plogështinë, idenë e pamundësisë. Gjerat mund të ndryshohen me kohën. Shqiptarët i kanë ndryshuar gjerat.”, tha Basha në një bashkëbisedim me disa të rinj.