Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të ndjekë si taktikë elektorale pritjen nga militantët e tij me flamuj të PD-së në çdo qytet qe viziton. Edhe pse duke shkelur rregullat anti-Covid Basha njofton strukturat për të nxjerrë militantët në shesh të cilët i paraprijnë mbërritjes së liderit të tyre.

Mirëpo ditën e sotme skenari nuk ka shkuar siç duhet, i pranishëm në Berat, Basha është pritur nga një ‘grusht’ militantësh, rreth 30 vetë duke dështuar ‘mitingun’ e paralajmëruar nga ai vetë. Video-ja e mëposhtme tregon sesi u prit Basha në Berat. (Lexo.al)