Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka humbur komplet përqendrimin gjatë një konference, ndërsa video po bën xhiron e rrjetit.
Biden ishte në Hjuston për të vizituar zonën e prekur nga ngricat dhe ulja e temperaturave, por gjatë fjalës së tij për mediat ai u shfaq konfuz dhe ngatërroi edhe emrat.Duket qenë se e kishte humbur fillin, një moment ai tha “Çfarë po bëj këtu?”. Për të dalë nga situata, presidenti nisi të lexonte letrën që kishte përpara.
“Përfaqësues, uh, Sheryl- Shirley Jackson Lee. Al Green, Sylvia Garcia, Lizzie Pinneli më falni, Pinell dhe, uh, çfarë po bëj këtu? Unë do të humbas fillin këtu, dhe, uh, um – Kryetari i Bashkisë [Sylvester] Turner, Gjykatësja [Lina] Hidalgo, uh, faleminderit të gjithëve që na mirëpritët”– tha Biden.
Kjo nuk është hera e parë që Biden shpërqëndrohet pasi ai dhe më parë ka hasur probleme me përqëndrimin.