Një vështrim për të ardhmen, me Gianluigi Buffon aspak i gatshëm t’i varë dorezat në gozhdë, duke pritur të mësojë për strategjitë e Juventusit. Sepse, nëse nesër të gjitha të dhënat e shohin me fanellë startuese kundër Benevento, edhe në moshën 43 vjeç është e ligjshme të shikosh më tej. Duke synuar, ndoshta, një zgjatje të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.
Ende për t’u përcaktuar kjo, por sigurisht që mbetet e mundshme, duke marrë parasysh gjendjen psiko-fizike të propozuar nga “SuperGigi”, autor i 10 paraqitjeve në sezonin aktual. Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që si lojtar i Juventusit, ai mban rekordin e pamposhtmërisë në Serie A: 973 minuta. Një seri pa pësuar gol e thhyer në derbin e Torinos, më 20 mars 2016, nga penalltia e Andrea Belotti.
Një rekord i rëndësishëm, pa dyshim, edhe më shumë duke marrë parasysh se si i mëparshëm i përkiste lojtarit të Milanit, Sebastiano Rossi, me 929 minuta. Dy mbrojtës ekstremë me histori diametralisht të kundërta, me dy stile të ndryshme, por të bashkuar nga efektiviteti dhe, mbi të gjitha, nga respekti i ndërsjellë. Ashtu siç dëshmohet nga fjalët e ish-portierit kuqezi, që fitoi 5 tituj me “Djallin”, 3 Superkupa Italiane, 1 Ligë Kampionesh, 1 Kupë Interkontinentale dhe 2 Superkupa UEFA:
“Unë jam i lumtur që ky rekord shkoi te Buffon, të paktën mbetet në duar italianësh. Në atë kohë, Zoff më tha se të gjitha rekordet kanë lindur për t’u thyer. Në këtë moment nuk ka askush që mund ta barazojë Gigi. Ai duhet ta shijojë këtë moment historic, në çdo mënyrë. E rëndësishme, megjithatë, është që tani të mos i mposhtë dy rekordet e tjera, që më kanë mbetur”.
Pesë vjet më vonë, pra, ky rekord mban ende supremacinë e “SuperGigi”. Dhe, duke marrë parasysh zakonet e traditat lokale, nuk ka gjasa që dikush të jetë në gjendje ta tejkalojë atë në një afat të shkurtër.