Nga Laura Laker, The Guardian/ Kur koronavirusi çoi në bllokim një vit më parë, njerëzit filluan të ecnin me këmbë ose me biçikletë për të mbajtur distancimin social dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit. Tani, edhe pse vendet kanë masa më të lehta kufizuese, në të gjithë Europën është rritur përdorimi i biçikletave.

Sipas Federatës Europiane të Çiklistëve (ECF), qytetet e kontinentit shpenzuan 1 miliardë euro në vitin 2020, duke krijuar të paktën 600 milje (1,000 km) korsi biçikletash, masa qetësuese të trafikut dhe rrugë pa makina.

Pandemia zbuloi një kërkesë të fshehtë për infrastrukturën e çiklizmit dhe ecjes, dhe ofroi një shans për të “ndërtuar më mirë”, siç thonë politikanët. Tani shumë qytete janë të zënë me përshpejtimin e planeve ekzistuese për ta bërë këtë.

Në Barcelonë gjatë pandemisë, përdorimi i transportit publik ra me 50% dhe përdorimi i makinës private me vetëm 10%. Në një qytet ku shumë njerëz kanë vetura që më parë i përdornin vetëm gjatë fundjavave, kjo ishte një katastrofë e mbingarkesës që pritej të ndodhte.

Zyrtarët e Barcelonës po përshpejtojnë ndërtimin e 100 miljeve të rrugëve të reja ose të përmirësuara të biçikletave, duke e çuar në 190 milje deri në vitin 2024.

Në Paris, rrugët e dominuara dikur nga makinat janë të mbushura me biçikleta. Që nga pranvera e vitit 2020, çiklizmi vlerësohet të jetë rritur me 70%. Përqindja e grave që përdorin biçikletat është rritur dhe një studim i fundit zbuloi se 62% e banorëve dëshironin që korsitë e përkohshme të bëheshin të përhershme.

Në një studim që përfshin 21 qytete evropiane, 64% e të anketuarve thanë se nuk dëshironin të ktheheshin në nivelet e ndotjes së ajrit para-Covid, të cilat janë ilegalisht të larta në shumë qytete. ¾ e tyre ishin të gatshëm të rialokonin hapësirën publike nga makinat në udhëtime aktive për ta arritur këtë, ndërsa 21% thanë se kishin në plan të ecnin më shumë me biçikleta pas bllokimit, dhe 35% planifikuan të ecnin më shumë