Rritja e numrit të rasteve të koronavirusit në disa vende europiane nënvizon nevojën për të mbështetur masat e shëndetit publik edhe pse vaksinimet janë duke vazhduar, tha sot kreu i zyrës europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Hans Kluge foli edhe për vendimin nga disa vende për të pezulluar përkohësisht përdorimin e një vaksine të zhvilluar nga AstraZeneca pas raporteve të efekteve anësore të mundshme.
“Deri tani, ne nuk e dimë nëse disa ose të gjitha kushtet janë shkaktuar nga vaksina ose nga faktorë të tjerë të rastësishëm. OBSH po vlerëson të dhënat më të fundit të sigurisë … përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet e saj dhe përdorimi duhet të vazhdojë për të shpëtuar jetë”, shtoi ai.
I pyetur nëse pezullimi mund të pengojë vaksinimet në përgjithësi, Kluge u tha gazetarëve se në çdo fushatë vaksinimi është e rëndësishme të kesh besimin e popullsisë. Duke pasur parasysh shkallën e pabarabartë të vaksinimeve brenda rajonit, masat e shëndetit publik, distancimi social dhe gjurmimi janë gjithashtu të nevojshme. Europa ka deri tani pothuajse 42 milion raste.