Covid19 vijon të godasë keq Kosovën. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 873 raste pozitive dhe kanë humbur jetën 11 persona. Në raport me ditën e djeshme ajo çka vihet re është gati dyfishimi i numrit të viktimave, pasi dje janë raportuar 6 humbje jete si pasojë e virusit.Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 544 gjatë 24 orët e fundit.
Kosova është i vetmi vend në rajon, në të cilin nuk ka mbërritur ende asnjë dozë, megjithatë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19, në qytetin e Kukësit janë vaksinuar mjekë dhe infermierë nga Kosova.