Massimiliano Allegri parashikon një të ardhme të madhe për Interin. I ftuar në “Sky Calcio Club”, ish-trajneri i Juventusit foli për zikaltrit e Antonio Conte: “Shikuar nga jashtë, Interi është një ekip që mund të shkojë në çerekfinale, ose gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Unë mendoj se ka gjithçka për të luajtur një Ligë Kampionësh të shkëlqyer sezonin e ardhshëm”.
Disa fjalë edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e drejtoi si trajner për një sezon te Juventusi: “Trajnimi i një ekipi me ose pa Ronaldon është i ndryshëm, jo më i lehtë, ose më i vështirë. Edhe ai është njeri, por pak e bëjnë punën e tij. Cristiano ka një mendje të mekanizuar për të fituar. Mandzukic vrapoi shumë me të. Më mirë ai apo Messi? Njëri është më i fortë, tjetri është më i madh”.
Në mbyllje, gjithashtu foli për lojtarët e tij të preferuar, dhe “nxënësit” e tij, midis lojtarëve të stërvitur dhe preferencave personale: “Mos më prek Mario. Kam pasur kaq shumë lojtarë të preferuar. Ronaldinho dhe Cassano e dërgonin topin aty ku askush nuk mund ta kalonte. Edhe Seedorf. Robinho nganjëherë e mbante topin 35 sekonda vetëm rreth fushës. Ibrahimovic, gjithashtu donte të shkonte rreth fushës. Sulmuesi i preferuar? Benzema”.