Partia Socialiste e Shqipërisë ka publikuar në rrjetin social Facebook një video në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Videoja nis me figurat e opozitës si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Një një frame te videos shihet Basha dhe Berisha të cilët përmes një efekti lëvizn mbrapa. “Dëshirojmë të kthehemi pas?” shkruhet mbi frame-in ku shfaqen figurat e opozitës.

Në këtë spot PS shkruan: Lista e PS, është e frekët. Na çon përpara. Drejt një të ardhmeje që Shqipëria e meriton. PS futur një sërë figurash të reja të cilat do të punojnë për të çuar vendin përpara ndryshe nga opozita. “#ShqipëriaeArdhmjaJonë #S’kakohëpërpushim #ShqipërianukNdalet #PunëJoGjumë Shiko më pak”, shkruhet mbi videon e publikuar.