Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet 3D të projektit të hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bën me dije se do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të punës disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

“Mirëmëngjes, dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama krahas videos së publikuar. Më parë, Rama ka sqaruar se ndërtimi i hekurudhës së re do të bëjë që drejt qytetit të Durrësit të shkohet për 22 minuta. Më e shkurtër do të jetë rruga edhe për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta.