Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me Presidentin e Francës, Emannuel Macron. Pas takimit Rama ka treguar se është diskutuar mbi disa pika të rëndësishme.

Rama:

Ishte një ftesë e presidentit dhe ai dëshironte që të kalonte një drekë punë me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të agjencisë francezë për zhvillim që është angazhuar në financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku më i rëndësishmi është për finalizimin e gjethe punë për të përmbyllur investimet tërësorë në ujësjellësin e Durrësit dhe për të garantuar ujë 24 orë pa ndërprerje, ku presidenti e mori si angazhim pas tërmetin, së dytë për sistemin elektorenegjitik dhe një program për gratë dhe vajzat.