Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndodheshin sot në Durrës për të vëzhguar nga afër vaksinimin e të moshuarve. Manastirliu u shpreh se janë drejt përfundimit vaksinimet e bluzave të bardha, si dhe me ardhjen e vaksinës AstraZeneca, në mes të muajit mars do të nisin vaksinimet e mësuesve, me 14 mijë dozat e para. “Të gjithë gjyshërit janë para vaksinimit, po plotësohet formulari. Ndërkohë e kemi filluar vaksinimin. Po bëhet një punë shumë e mirë me të moshuarit. Deri më tani kemi kryer mbi 14 mijë vaksinime. Në të gjitha qendrat vijojnë vaksinimet. Durrësi ka përfunduar vaksinimin e stafit mjekësor. Më pas vazhdojmë me të moshuarit +80”, shprehet Manastirliu.
Rama: Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të fillojmë me mësuesit. Manastirliu: Po do të vazhdojmë me mësuesit. Kemi zgjedhur infermierë për tu trajnuar. Mjekë dhe infermier mbarojnë brenda 15 marsit. E pranishme ishte edhe Dr. Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, e cila vuri në dukje se për tu’u vaksinuar vijnë më tepër burrat se gratë, e pas kësaj nuk kanë munguar as batutat e Ramës.
Silva Bino: Ka më shumë burra se gra Rama: Kanë më shumë frikë burrat se gratë Qytetari: Kam ardhur vullnetar Rama: Po pse vini para grave. Qytetari: Unë jam trim Rama: Para gruas nuk je më trim, harroje!