Kryesuesja e listës zgjedhore të LSI në Durrës, Elona Guri është përleshur me një qytetar në Durrës. Përplasja ka agravuar ku është dashur ndërhyrja e punonjësve të policisë. Mësohet se Guri është shoqëruar në komisariat për sqarimin e motiveve të ngjarjes. Guri njihet për marrëdhëniet e ngushta me kryetaren e LSI, Kryemadhin dhe bashkëshortin e saj, Presidentin e Vendit, Ilir Metën.
Përmes një njoftimi të shkurtër policia njofton:
“Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja Elona Guri është konfliktuar me shtetasin Ç.K.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit”, nënvizon policia.